Mungesa e mbështetjes emocionale, një nga arsyjet e shfaqjes së depresionit pas lindjes tek gratë

- Advertisement -

Humbja e oreksit, lodhja, vështirësi në atashimin me foshnjen, pagjumësia e sulmet e panikut janë disa nga karakteristikat që e përmbledhin depresionin pas lindjes te gratë.

- paragrafi 1 -

Periudha pas lindjes është periudha më të cilën gratë mund të përballen me depresion pas lindjes shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Depresioni pas lindjes (PPD) mund të jetë prezent që nga momenti i lindjes së foshnjes, por që ju ndoshta mund të mos i vëreni elementet e saj.

Periudha pas lindjes, në përgjithësi përfshin 4 deri në 6 javët e para pas lindjes, dhe shumë raste të PPD-së fillojnë, po në atë kohë.

Në disa raste, simptomat e PPD-së mund të startojnë që nga shtatzënia e të jenë prezentë deri në vitin e parë të fëmijës suaj.

- Advertisement -

Deri më tani, ajo se cfarë dihet është se kohëzgjatja e simptomave të depresionit është e ndryshme dhe dallon te gratë.

Mes tjerash, kjo varet edhe nga disa faktorë rreziku, si:

-Histori të mëparshme të depresionit;

-Vështirësi në gjidhënie;

-Shtatzëni apo lindje e komplikuar;

-Mungesa e mbështetjes nga partneri apo familjarë.