Shumë prej shkollave të arsimit fillor rrezikojnë të mbesin pa kuadër mësimor në lëndët: fizikë, matematikë, kimi e disa të tjera.
Mes tyre edhe shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Haraçinë ku tashmë 3 vjet mardhënien e punës e ka vazhduar arsimtari i fizikës Sali Haskaj.
Sipas tij, reformat e gabuara në arsim kanë shkatërruar dhe zbehur vullnetin e nxënësve për lëndët që tashmë po paraqiten deficitare.
“Për fat të keq ne ende punojmë me programin e Kembrixhit që sipas meje është totalisht reformë e gabuar. Ky material është totalisht i dështuar. Jo vetëm që ka shumë gabime nëpër libra por është edhe shumë i thjesht, shumë pak mësojnë nxënësit. Që të jetë materiali i fizikës më interesant për nxënësit, duhet librat e fizikës definitivisht të hiqen prej përdorimit, të përpilohen nga autorë, kemi njerëz të aftë mjaft, të përpilohen lëndë të reja dhe që është kryesorja që të lindë dashuria te nxënësit për lëndën e fizikës definitivisht shkollat duhet të pajisen me mjete mësimore dhe me kabinetet e fizikës”, tha Sali Haskaj, mësues i fizikës.
Ministrja në largim Milla Carovska tha se mungesa e kuadrit në shkolla për lëndë të caktuara është si rezultat i mungesës së investimeve në fakultete të caktuara.
“Fakulteti i Shkenacave Matematiko Natyror me vite ose 15 vjet ka alarmuar për nevojën e investimeve të caktuara në atë fakultet, për bursa. Mendoj se tash është dyfishuar numri i studentëve në Fakultetin e Shkencave matematiko natyror, pikërisht në ato dejtime për të cilat kemi nevojë që në të ardhmen të bëhen kuadër mësimor në shkollat fillore. Aploj dhe vlerësoj se Ministria e Arsimit por edhe të gjitha institucionet duhet që me kohë të planifikojnë kuadrin që do të jetë i nevojshëm, jo sot, por pas 10,15.20 ose 30 vjet sepse ato janë investime strategjike të cilat mundësojnë edhe më tej sistemin arsimor”, u shpreh Mila Carovska, ministre e Arsimit.
Në përmbyllje të vitit 2021 edhe shkolla fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit paraqiti nevojën për kuadër mësimor, qoftë në grupin klasor poashtu edhe në atë lëndor./Alsat