Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin dimëror 2024/2025, në Universitetin e Ryukyus në Japoni, në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Ryukyus.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve
Të drejtë për aplikim kanë studentët, të cilët janë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës dhe kanë të përfunduar, të paktën, një vit të studimeve themelore ose një semestër të studimeve Master me notë mesatare jo më pak se 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
– Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze);�- CV (në gjuhën angleze)�- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);�- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);�- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
– Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
– Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Për më shumë informata lidhur me programet të cilat ofrohen në gjuhën angleze shikoni linkun më poshtë: 短期交換留学プログラム募集要項・申請書(Application Guide for RISE Program) | 琉球大学学生部 国際教育課 (u-ryukyu.ac.jp)
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni këtu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 28 shkurt 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]. Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin këtu.
Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2610
#openUp #UPeducation #cheerUP #UPgrade #growUP #riseUP #beUP #UPspeak