E diel, 23 Shkurt, 2025

Mund të shkaktojë probleme serioze në stomak, ky përbërës nuk duhet të përzihet kurrë me kafe

- Advertisement1-

Kohët e fundit është bërë popullor trendi i konsumimit të kafesë së bashku me limon. Shumë besojnë se ky kombinim ka një efekt të suksesshëm në eliminimin e yndyrës nga stomaku dhe humbjen e peshës. Megjithatë, sa e shëndetshme është përzierja e këtyre dy përbërësve?

Limoni është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe flavonoideve – antioksidantë të fuqishëm që kanë një efekt të dobishëm në trup. Konsumimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, mbron sistemin imunitar dhe lufton indeksionet.

- Advertisement -

Megjithatë, përzierja e këtij ushqimi me kafenë mund të jetë shumë e dëmshme për trupin. Kafeja me limon përveç se është krejtësisht e paefektshme në humbjen e peshës është e rrezikshme edhe për shëndetin, sepse mund të shkaktojë ndryshime në tretje dhe probleme me stomakun.

Kjo nuk duhet të na habisë, pasi kafeja dhe limoni janë dy ushqime të forta që janë shumë agresive për mukozën dhe stomakun. Konsumimi i rregullt i kafesë dhe limonit me stomakun bosh mund të shkaktojë ulçerë në stomak, si dhe probleme të ezofagut.

Prandaj, pas një kohe, mund të merrni acid, që është një nga shenjat e para se diçka nuk shkon me stomakun dhe ezofagun tuaj. Përveç ndryshimeve të tretjes, ky kombinim nuk është i mirë për smaltin dhe shpesh mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe rrahje të zemrës.

Pirja e sasive të tepërta të kafesë shkakton dehidrim, marramendje, dhimbje koke, madje edhe probleme me përthithjen e kalciumit dhe hekurit në trup. Në fakt, njerëzit me probleme me stomakun këshillohen të minimizojnë konsumin e kafesë dhe ushqimeve acidike që vetëm irritojnë mukozën e stomakut.

Ndaj këshilla e ekspertëve është që të mos e praktikoni këtë trend për humbje peshe, sepse pasojat mund të jenë më të mëdha nga sa mund të imagjinoni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....