Muhamet Morina emërohet drejtor i Arsimit në Rahovec

- Advertisement5 -

Muhamet Morina është emëruar drejtor i Arsimit në Komunën e Rahovecit, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka bërë të ditur ish-drejtori i Arsimit, Avni Morina, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Ky i fundit ka thënën se Muhamet Morina është një njohës shumë i mirë i çështjeve që lidhen me edukimin dhe arsimimin dhe një kuadër i duhur në fushën e arsimit.

Postimi i tij i plotë:

Muhamet Morina, i sapo emëruar Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në Rahovec, është një njohës shumë i mirë i çështjeve që lidhen me edukimin dhe arsimimin dhe një kuadër i duhur në fushën e arsimit, me një përvojë të gjatë në mësimdhënie.

- Advertisement -

Muhameti ka përkushtim të madh për punë, vullnet dhe dije të mjaftueshme për të çuar përpara edhe më tej proceset pozitive në sistemin arsimor të komunës tonë.

Jam i bindur që Drejtoria Komunale për Arsim dhe i tërë sistemi arsimor në komunën tonë, me udhëheqjen e drejtorit të ri, do t’i vazhdojë angazhimet drejt sukseseve të reja, të cilat tashmë e kanë rrugën e trasuar nga vitet e mëparshme.

TË SHKOFTË PUNA MBARË DHE ME PLOT SUKSESE, DREJTOR MUHAMET MORINA!