Një tjetër sukses i rëndësishëm akademik vjen nga fusha e mjekësisë. Muhamet Kadrija ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në Universitetin La Sapienza në Romë, Itali, duke fituar titullin Doktor i Shkencave (Dr.sc.) në Shkenca Mjekësore dhe Shëndet Publik, shkruan AlbanianEducation.net.
Mbrojtja publike e disertacionit u zhvillua më 30 janar 2026. Tema e hulumtimit ishte: “Sjelljet e rrezikshme shëndetësore të hasura tek të rinjtë e shkollave të mesme në Kosovë: Roli i edukimit në parandalimin e sëmundjeve dhe në cilësinë e jetës”, një studim që trajton rëndësinë e edukimit në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve te të rinjtë.
Pas këtij suksesi, Kadrija theksoi se doktoratura është rezultat i një rrugëtimi të gjatë të mbushur me përkushtim, sakrifica dhe dashuri për shkencën, duke shprehur mirënjohje për familjen, mentorët, komisionin vlerësues dhe Universitetin La Sapienza për mbështetjen dhe udhëheqjen akademike.
Ai e cilësoi këtë arritje jo si fundin e një rruge, por si fillimin e një etape të re në kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj shoqërisë.

