Muaji Rozë në shkollën “Meto Bajraktari”: Nxënësit dhe mësimdhënësit përcjellin mesazhe shprese dhe kujdesi

- Advertisement -

Në kuadër të Muajit Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nxënësit dhe stafi i shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë organizuan sot një aktivitet simbolik, plot emocione dhe mesazhe fuqizuese për gratë dhe vajzat.

- paragrafi 1 -

Nën moton “Kujdesuni për veten, ashtu siç kujdeseni për ne”, Këshilli i Nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit, krijoi një atmosferë mbështetëse dhe të ndjeshme për të gjithë ata që janë prekur nga kjo sëmundje.

- Advertisement -

Gjatë aktivitetit, nxënësit shpërndanë fjongo rozë 🎀, lexuan mesazhe motivuese dhe dhuruan kartolina të krijuara me dashuri për menaxhmentin, mësimdhënëset dhe nënat. Secili mesazh ishte një thirrje për vetëdijesim, kujdes dhe parandalim.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

📌 Sot ne menduam për ju.

Mësimdhënëse dhe nëna!

🩷 Kujdesuni për veten, ashtu siç kujdeseni për ne.

🎗️Në nder të Muajit Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Këshilli i Nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit, organizoi sot një aktivitet simbolik dhe emocional, për të shprehur solidaritetin dhe për të ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e kontrollit dhe kujdesit për shëndetin.

📍Në këtë aktivitet, nxënësit shpërndanë fjongo rozë 🎀, lexuan mesazhe motivuese 💌 dhe shpërndanë kartolina për menaxhmentin, mësimdhënëset dhe nënat.

Një aktivitet simbolik u mbush me zemra dhe mesazhe të shkruara nga nxënësit për të gjithë ata që po luftojnë ose kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje.

🌸 Ky muaj na kujton se parandalimi dhe mbështetja janë më shumë se fjalë – janë veprime që mund të shpëtojnë jetë.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në këtë ditë kaq të veçantë 💖.
#MuajiRoze #Ndërgjegjësim #Solidaritet #KujdesuPërVeten