E premte, 22 Nëntor, 2024

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin te fëmijët, doktoresha Grajçevci-Uka tregon llojet më të shpeshta dhe jep disa këshilla për prindërit

- Advertisement1-

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin te fëmijët. I njohur nga organizatat që merren me sëmundjen në të gjithë botën, qëllimi i tij është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde për ata që preken nga sëmundja.


Ky muaj është gjithashtu një mundësi për të njohur mbështetjen vendimtare që këshilltarët, psikologët, punonjësit socialë dhe profesionistë të tjerë u japin fëmijëve me kancer dhe familjeve të atyre fëmijëve.

- Advertisement -

Në nivel global, një fëmijë diagnostikohet me kancer çdo tre minuta dhe vlerësohet se 180 mijë raste të tjera nuk diagnostikohen çdo vit. Ndërsa, në mbarë botën, rreth 400 mijë fëmijë dhe adoleshentë diagnostikohen me kancer çdo vit.

Llojet e kancereve që shfaqen më shpesh te fëmijët janë të ndryshme nga ato që shihen te të rriturit.

Kanceret më të shpeshta të fëmijët janë:

Leukemia,
Tumoret e trurit dhe palcës kurrizore, Neuroblastoma (indet nervore rriten jashtë kontrollit),
Limfoma,
Kanceri i kockave.
Llojet e tjera të kancerit janë të rralla te fëmijët, por ndodhin ndonjëherë. Në raste shumë të rralla, fëmijët madje mund të zhvillojnë kancere që janë shumë më të zakonshme te të rriturit.

Për të mësuar më shumë rreth sëmundjes së kancerit te fëmijët, përgjegjësisht leukeminë, Telegrafi zhvilloi një intervistë me Dr. Violeta Grajçevci Uka, Drejtoreshë e Klinikës Pediatrike.

Doktoresha tregon se lloji më i shpeshtë i kancerit që prek fëmijët është leukemia: “Llojet e kancerit te moshat pediaterike janë të ndryshme. Për qindja më e lartë mbetet leukemia, pastaj janë tumoret e trurit, tumoret e gjëndrave limfatike, tumoret solide (tumoret e veshkave, abdominal, mëlçisë) dhe disa lloje të kancereve të eshtrave”.

- Advertisement -rrrrrrr

Llojet e shkaqeve që çojnë deri te kjo sëmundje?
“Deri tani nuk ka një shkak të sigurt, mendohet se ekzistojnë faktorë të ndryshëm që e iniciojnë sëmundjen. Faktorë të tillë janë faktorët gjenetik, pasi që prindërit e fëmijëve që kanë pasur persona të sëmurë me sëmundje malinje në familje, kanë më shumë mundësi ta trashëgojnë sëmundjen. Ndërsa faktorë të tjerë janë ata të jashtëm dhe kimik”, thotë ajo.

Tutje, doktoresha tregon se si zhvillohet leukemia, lloji më i shpeshtë i kancerit te fëmijët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...