E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Mrekulli: Një paciente me Covid-19 sjell në jetë binjakët, ndërsa vetë ishte në koma

- Advertisement1-

Një paciente e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë dy binjakë ndërsa ishte në gjendje kome.

Kur gruaja u zgjua nga koma e kishte shumë të vështirë të besonte se binjakët ishin dy fëmijët e saj. Kjo mund të quhet vërtet një mrekulli në kohë koronavirusi.

- Advertisement -

Perpetual Uke, konsulente e reumatologjisë në qytetin e Birmingham-it, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars. Më pas u shtrua në terapi intensive, me ventilator dhe u fut në gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar atë të rikuperohej. Foshnjat lindën me prerje cezariane, më 10 prill ndërsa ishin 26 javëshe

Gruaja qëndroi në koma edhe për 16 ditë të tjera.

“Ishte vërtet e tmerrshme … çdo ditë që kaloja shpresoja se gruaja ime nuk ishte në mesin e atyre që kanë vdekur”, tregon burri i Ukes, Matthew.

Kur gruaja, e cila është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë u zgjua nga koma pas dy javësh nuk besonte se dy binjakët ishin të saj megjithëse stafi i spitalit ia thoshte.

“Kur më treguan foto, ata ishin aq të vegjël, nuk dukeshin aspak si foshnje të zakonshme. Nuk më besohej që ishin fëmijët e mi”, tha ajo.

Binjakët, Sochika Palmer peshonte vetëm 770g, ndërsa vëllai i saj, Osinachi Pascal, 850g.

- Advertisement -rrrrrrr

Binjakët u larguan nga spitali pasi kaluan 116 ditë atje, dhe po “ bëhen më mirë dita ditës “, thotë zonja Uke.

“Nuk do doja asnjëherë që ata të kalonin një vështirësi të tillë që në lindje. Ata nuk mundën të shikonin mamanë e tyre për dy javë, gjë që sigurisht më bëri shumë të mërzitur , ama fatmirësisht, gjërat janë në normalitet.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...