E diel, 19 Janar, 2025

Mrekulli në Francë – një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet

- Advertisement1-

Vajza nëntëvjeçare u bë një nga më shumë se 728 mijë kandidatët që do të hyjë në provimin pranues në një Universitet në Francë.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se ajo ishte kandidatja më e re që ka aplikuar në Qendrën Kombëtare për Mësimin në Distancë (CNED).

- Advertisement -

“Ka kohë që nuk kemi një aplikuese kaq të re. Kur dëgjova sa vjeç ishte, kërkova të kontrolloja informacionin sepse u habita shumë”, komentoi përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit të Francës, Edouard Geoffray.

Në CNED, ajo studioi matematikë, fizikë dhe kimi, por dhënia e provimit pranues nuk garanton se do të hyjë në universitet, shkruan lafigaro.

Vitin e kaluar, pjesëmarrësi më i ri ishte vetëm 13 vjeç, por asnjë nga aplikacionet nuk u miratua.

Nga ana tjetër, kandidati më i vjetër për diplomë në Francë këtë vit është 76-vjeçar. /Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...