Motrat binjake që po e bëjnë Drenasin krenar – Loresa dhe Lorisa Krasniqi, pjesë e Kombëtares së Kosovës

- Advertisement -

Binjaket Loresa dhe Lorisa Krasniqi, nga Negroci i Drenasit, po e bëjnë komunitetin e tyre krenar me talentin dhe përkushtimin e tyre në futboll. 

- paragrafi 1 -

Ato janë pjesë e klubit KFF 16 Qershori dhe falë punës së tyre të palodhshme janë ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U15 për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “WU15 Development Tournament”, që u mbajt në fund të shtatorit.

- Advertisement -

Me talentin e tyre, Loresa dhe Lorisa po e përfaqësojnë me dinjitet klubin, fshatin dhe Komunën e Drenasit, duke u bërë shembull për vajzat e reja që duan të ndjekin rrugën e sportit.

Suksese talenteve tona!