E diel, 19 Janar, 2025

Moti i acartë: Kjo është gjendja me ngrohjet në shkolla

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë se në këto ditë të ftohta po ndiqet me shumë kujdes situata e ngrohjes në shkollat e të gjithë vendit.

Kushi ka theksuar se pas raportimeve mbi situatën në terren, bashkive i është kërkuar në mënyrë urgjente pajisja me sistem ngrohjeje e 28 shkollave.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në “facebook” ka pasqyruar situatën e ngrohjes në shkolla.

Kujtojmë vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga një mot i acartë, sidomos në zonat malore.

Kushi shkruan se po ndiqen me shumë kujdes situata e shkollave në të gjithë vendin, ndërsa është kërkuar nga çdo bashki marrja e masave në kohë për sigurimin e ngrohjes dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e procesit normal mësimor.

Ministrja shton se pas raportimeve mbi situatën në terren, është kërkua në mënyrë urgjente pajisja me sistem ngrohjeje e 28 shkollave.

Postimi i Kushit:

Duke konsideruar prioritet absolut shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë, gjatë gjithë vitit, e veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura tepër të ulëta dhe me ngrica në disa zona malore të vendit, po e ndjekim me shumë kujdes situatën e shkollave në të gjithë territorin e vendit, përmes strukturave tona arsimore.

- Advertisement -rrrrrrr

Në komunikim të vazhdueshëm me çdo bashki dhe njësi administrative në vend, kemi kërkuar marrjen e masave në kohë, sigurimin e ngrohjes dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e procesit normal mësimor, si pjesë e përgjegjësisë së tyre.

Për sa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore, kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive.

Ngrohja e institucioneve arsimore bëhet në disa mënyra: ngrohje qendrore me kaldajë, kondicionerë, ngrohës me energji elektrike, si dhe sobë me dru ose pelet. Duke vlerësuar këtë përpjekje të përbashkët me institucionet e pushtetit vendor dhe institucione të tjera, u kemi kërkuar bashkive të marrin masa për 51 shkolla ku ngrohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre. Gjithashtu, i kemi informuar që të ndërhyjnë në 21 shkolla, ku sistemi i kaldajës ka nevojë për riparime apo furnizim me lëndë djegëse.

Në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll, ku temperaturat janë tepër të ulëta, orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta.

Për sa i përket menaxhimit të përbashkët të situatës, vijojmë takimet konstruktive dhe komunikimet e vazhdueshme me kryetarët e bashkive, për t’i falënderuar për bashkëpunimin dhe për t’i kërkuar vëmendje të shtuar në këto ditë të ftohta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...