Motër e vëlla, Almiri dhe Albesa Kurtulaj do të përfaqësojnë Kosovën në finalen ndërkombëtare të matematikës në Romë

- Advertisement5 -

Nxënësit Almir dhe Albesa Kurtulaj kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të dijes, duke u shpallur kampionë të Kosovës dhe duke siguruar kualifikimin për finalen e madhe të International STEM Olympiad.

- paragrafi 1 -

Nga rezultatet e Testit të Matematikës në Fazën Semifinale, të mbajtur më 15 shkurt 2026, vëlla e motër kanë shkëlqyer me performancë të lartë, duke u vlerësuar me Medalje të Artë dhe duke siguruar kështu një vend në Grand Final.

- Advertisement - M1

Arritja e tyre përfaqëson jo vetëm sukses personal, por edhe një moment krenarie për Kosovën në skenën ndërkombëtare të arsimit dhe shkencës.

Në bazë të rezultateve dhe pikëve të fituara, Almir dhe Albesa do ta përfaqësojnë me krenari Kosovën në finalen e madhe ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Romë, Itali.

Ky kualifikim konfirmon përkushtimin, talentin dhe punën e palodhur të dy të rinjve, duke dëshmuar potencialin e madh që posedojnë nxënësit kosovarë në fushën e matematikës dhe STEM-it.

- Advertisement - m2

Pritet që ata të vazhdojnë me të njëjtin sukses edhe në finalen e madhe, duke synuar rezultate të reja dhe duke ngritur lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

590411887 916444277776463 1448384722228673075 n

592188092 1644220326759824 5140412313437465506 n

644121679 1934210907221688 978399182276005619 n

638348764 1973544896915329 4855834146098378217 n