Mosmarrëveshje gjatë orës mësimore, rrahen dy nxënës në Mitrovicë

- Advertisement -

Një 18-vjeçar është arrestuar dje në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë, pasi që ka sulmuar fizikisht shokun e tij të klasës.

- paragrafi 1 -

Rrahja ka ndodhur brenda objektit të shkollës së mesme të Mjekësisë ‘Xheladin Deda’, pas një mosmarrëveshjeje verbale që dy nxënësit kishin pasur gjatë orës së mësimit.

- Advertisement -

Sinjali mëson se i dyshuari pas përfundimit të mësimit ka goditur me grusht viktimën, por ky i fundit nuk ka kërkuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.