Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, Kurti e Murati dalin sot para mediave

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e tij të Financave kanë qenë dy emrat më të përfolur ditëve të fundit në vend, për shkak të qasjes që kanë pasur ndaj sindikatave që janë futur tashmë në grevë.

- paragrafi 1 -

Kreu i MF-së, Hekuran Murati, ka marrë vendim që të mos iu ekzekutohen pagat atyre që marrin pjesë në greva, duke shkaktuar kështu reagime të shumta.

- Advertisement -

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media”, ka njoftuar ZKM.

Konferencën do ta mbajnë bashkë në ndërtesën e Qeverisë dhe pritet të fillojë në orën 11:00.