- Advertisement1-
Ministria e Financave nuk ka alokuar as të hënën deri në orën 16:00 pagat për grevistët.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligj.
- Advertisement -
“Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet Padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë që mund të jetë 480 euro për një muaj, shteti do të paguajë diku 1500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi”, ka shkruar Miftaraj.