E premte, 20 Shtator, 2024

Mos zëvendësimi i orëve, Ministria e Arsimit paralajmëron komunat për shkelje ligjore

- Advertisement1-

Zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës, të shtunëve po konsiderohet i dështuar. Në disa shkolla po mbahet mësim, por në shumicën e shkollave jo.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në një përgjigje për Indeksonline, përgjegjësinë për mbarëvajtjen e procesit mësimor ia lë komunave.

- Advertisement -

Sipas tyre, “është përgjegjësi e komunave që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të dërgojnë raporte të rregullta sa i përket mbajtjes ose mosmbajtjes së mësimit”.

Në të kundërtën, MAShT thotë se “komunat bëjnë shkelje ligjore”.

Sa i përket pjesëmarrjes së nxënësve në mësim Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se “bazuar në të dhënat e Inspektoratit të Arsimit, në dy të shtunat e fundit pjesëmarrja e nxënësve në mësim ka qenë më e madhe së në fillim”.

MAShT pret që në ditët e ardhshme të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe të nxënësve në procesin mësimor.

“Presim që në ditët e ardhshme të kemi pjesëmarrje edhe më të madhe të nxënësve në procesin mësimor. Në mënyrë që fëmijët të mos jenë të stërngarkuar kemi vendosur që mësimi të mbahet në dy të shtuna në muaj.

Kalendari shkollor duhet të respektohet, kjo është në interesin e vet fëmijëve. Siç jeni në dijeni, humbjet për shkak të grevës kanë qenë shumë të mëdha andaj duhet të kompensohen”, thonë nga ministria.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...