Ndonjëherë duket sikur fëmijët tërhiqen ndaj papastërtive për t’i ngrënë. Për të rriturit, kjo dhe shumë gjëra të tjera që fëmijët bëjnë mund të duken të çuditshme dhe të pashpjegueshme.
Për shembull, mund të pyesni veten se përse fëmija juaj e tund kokën mbi krevat para se të flini. Por në të vërtetë ekziston një arsye që fëmijët i bëjnë këto gjëra. Dhe mos u shqetëso, nuk është vetëm fëmija yt – shumë fëmijë i bëjnë këto gjëra!
Heqin rrobat vazhdimisht
Fëmijët nuk ndihen të turpëruar kur janë të zhveshur. Prandaj nuk është problem që t’i heqin rrobat në çdo kohë, kudo, madje edhe në vende publike. Ata mund ta bëjnë këtë, sepse rrobat janë të pakëndshme ose, sepse ndjehen të nxehtë. Një arsye tjetër është se ata thjesht kanë mësuar ta bëjnë atë vetë, kështu që është një aftësi e re që i bën të ndihen më të pavarur.
Pijnë ujin në dush
Fëmijët mund të mos e kuptojnë që uji në dush është i ndryshëm nga uji i pijshëm. Dhe meqenëse luajnë gjatë kohës së dushit, uji është një pjesë e tij, kështu që mund ta konsiderojnë kënaqësi pirjen e tij.
Bëjnë zhurmë duke përplasur kokën
Disa fëmijë përplasin kokën tek krevati apo e zhysin atë në jastëk kur flejnë apo edhe në mes të natës. Rreth 15% e fëmijëve e bëjnë atë. Ndërkohë që disa e konsiderojnë këtë si çrregullim, të tjerë besojnë se është një lloj sjelljeje vetë- qetësuese, si thithja e gishtit për shembull. Në çdo rast, zakonisht është e padëmshme dhe zhduket vetë, kështu që nuk nevojitet trajtim.
Ngrënia e sendeve të çuditshme.
Fëmijët mund të hanë pothuajse çdo gjë – nga këpucët, insektet e deri tek papastërtitë.