E diel, 19 Janar, 2025

Mos i sterilizoni shishet e foshnjave me ujë të nxehtë

- Advertisement1-

Nivele të larta të copave të vogla plastike të njohura si mikroplastikë lëshohen nga shishet e ushqimit të foshnjave gjatë konsumit, sipas një studimi të ri.

Lëngjet e ngrohta ose uji i përdorur për të sterilizuar shishet, çon në një çlirim më të madh të fragmenteve të plastikës, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Ka prova që njerëzit mund të konsumojnë mikroplastikë përmes zinxhirit ushqimor për shkak të sasisë së madhe të ndotjes plastike në oqean.

Sidoqoftë studimi vëren se lirimi i drejtpërdrejtë i mikroplastikës nga produktet plastike në përdorimin e përditshëm është ende duke u hetuar.

Studimi nga shkencëtarët e kolegjit “Trinity” në Dublin, ka nxjerrë disa rekomandime për përgatitjen e shisheve të plastikës, për të minimizuar rrjedhjet e mikroplastikave.

Profesori John Boland, nga Shkolla e Kimisë e “Trinity” i cili ishte pjesë e studimit u shpreh: “Ne kemi kuptuar se është e mundur të zbutet rreziku i konsumimit të mikroplastikave duke ndryshuar praktikat rreth sterilizimit dhe përgatitjes së formulës”, transmeton lajmi.net.

Nga studimi erdhën në përfundim se:

Shishet e foshnjave të bëra me polipropilen mund të lëshojnë deri në 16 milionë mikroplastikë për litër.

- Advertisement -rrrrrrr

Sterilizimi në ujë të nxehtë rrit çlirimin mikroplastik nga 0.6 milionë në 55 milionë grimca për litër, kur temperatura rritet nga 25C në 95C.

Niveli mesatar i ekspozimit ditor për foshnjat është më shumë se 1 milion mikroplastikë, Amerikën e Veriut dhe Evropën që kanë nivelet më të larta të ekspozimit të mundshëm.

Studimi gjithashtu rekomandoi mënyra për të sterilizim dhe përgatitje:

Përgatitni ujë të sterilizuar duke e zierë në një enë qelqi ose çeliku. Shpëlajeni shishen duke përdorur ujë të sterilizuar në temperaturë dhome të paktën tre herë.

Përgatitni ushqimin e foshnjës në një enë jo-plastike.

Ftoheni në temperaturën e dhomës dhe transferojeni ushqimin e përgatitur në një shishe plastike me cilësi të lartë për të ushqyer foshnje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...