Mos i detyroni kurrë fëmijët të takojnë të afërmit

- Advertisement -

Me siguri ju ka ndodhur që gjatë drekave dhe darkave me familjen të vijnë shumë miq në shtëpi dhe të ‘detyroni’ fëmijët tuaj t’i takojnë.

- paragrafi 1 -

Në të shumtën e rasteve të vegjëlit tuaj mund të stepen përballë të panjohurve dhe nuk dëshirojnë t’i takojnë.

- Advertisement -

Sipas një studimi të fundit nuk duhet kurrsesi t’i lejoni të afërmit tuaj të përqafojnë me zor fëmijët tuaj, pasi në këtë mënyrë i mësoni gabim.

Të vegjëlit duhet të mësohen dhe rriten me idenë se askush nuk mund ta prekë trupin e tyre pa marrë konfirmim verbal nga ata.

Fëmija duhet të dijë se nuk i ka ‘borxh’ askujt një përqafim apo diçka të ngjashme.