E martë, 26 Nëntor, 2024

Mos i bëni më! Me këto veprime të përditshme po i dëmtoni fëmijët pa e kuptuar

- Advertisement1-

Ka ndodhur shumë herë që të rriturit të kenë dashur të bëjnë fëmijët për të qeshur dhe kështu ata fillojnë t’i gudulisin.


Por një studiues nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi shumë vite më parë, që gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie si një shaka. Është vetëm një iluzion i të qeshurit të lumtur.

- Advertisement -

Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrolluar si rezultat i një refleksi. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Por problemi është, fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.

Vendosja e lodrave në krevatin e fëmijëve

Jo të gjithë prindërit e kuptojnë që për një gjumë të mirë, foshnjat kanë nevojë vetëm për një dyshek të mirë, një çarçaf dhe një batanije të vogël në rast se ftohet në dhomën e tyre. Ndonjëherë, mund të përdoret një jastëk (një i vogël dhe i sheshtë). Sidoqoftë, sipas studimeve, para një moshe të caktuar, fëmijët nuk kanë nevojë për jastëk.

Gjithashtu, fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë zbukurim të veçantë për vendin ku flenë sepse lodrat e buta, ose lodrat e çdo lloji, mund të bëhen problem në çdo moment. Ata mund ta zgjojnë fëmijën ose madje të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen nëse foshnja aksidentalisht vendos lodrën në fytyrë.

Përdorimi i një drite të ndezur kur fëmija fle gjumë

Lënia e një drite në dhomën e një fëmije për tërë natën nuk është një gjë e mirë. Hormoni i rritjes që prodhohet ndërsa jeni duke fjetur, prodhohet më mirë nga trupi në errësirë totale

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...