E diel, 24 Nëntor, 2024

Mos e ushqeni fëmijën me biberon plastik! Kanë këtë lëndë në përmbajtje

- Advertisement1-

Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shumë çlirohen mikroplastikë.


Në SH.B.A., sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 87% e foshnjave më të mëdhenj se 4 muaj ushqehen nga shishe ose biberonët plastik të paktën në disa raste, shkruan “BrightSide”.

- Advertisement -

Këto biberonë janë tepër të njohur, por prindërit duhet të kenë kujdes që të mos përdorin materiale të dëmshme, transmeton lajmi.net.

Studiuesit kanë zbuluar se foshnjat që ushqehen me shishe plastike konsumojnë deri në 16 milion grimca plastike për litër.

Mikroplastikët lëshohen kur shishet sterilizohen dhe ndërsa formula po përgatitet. Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shumë çlirohen mikroplastikë.

Mikroplastikat janë pjesë plastike më të vogla se 5 milimetra. Ato formohen nga sende plastike që zbërthehen në copa më të vogla.

Shumë shishe plastike përmbajnë një kimikat të quajtur bisphenol A (BPA). Kur konsumohet, mund të veprojë si hormone ose të prishë funksionet e hormonit tonë.

Studimet kanë treguar se në trupat e kafshëve, ajo ka një ndikim negativ në funksionet riprodhuese, zhvillimore dhe metabolike.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa ndikimi i saj i plotë mbi njerëzit nuk është studiuar plotësisht, është tashmë e qartë se BPA është e dëmshme për fëmijët.

Shishet plastike mund të gërvishten lehtë, duke krijuar një hapësirë për rritjen e baktereve dhe aromat e pakëndshme.

Ndërsa ne mund të pastrojmë plotësisht shishet e qelqit, plastika mund të shkrihet dhe të lëshojë substanca të dëmshme, duke e bërë të vështirë mbajtjen e tyre të pastër dhe të sigurt.

Shishet plastike duhet të zëvendësohen çdo 3-6 muaj – pas kësaj periudhe, shishet janë edhe më pak të sigurta se më parë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...