E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mos e lejoni fëmijën të fle me gojë hapur – Kjo është arsyeja

- Advertisement1-

Mund të duket e padëmshme por do të lë pasoja afatgjata tek fëmija juaj.


Është me të vërtetë një prej gjërave që të sjellë më së shumti gëzim të shikoni fëmijën tuaj teksa zvarritet, ha, hedhë hapat e parë apo fle, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Disa prindërve iu duket shumë e lezetshme të shohin fëmijën teksa fle qetësisht me gojë hapur, mirëpo kjo është e rrezikshme.

Kjo do të sjelli disa probleme që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Frymëmarrja nga goja nuk është normale

Njerëzit natyralisht janë të krijuar për të marrë frymë me hundë, dhe ka shumë arsye për këtë.

Hunda filtron ajrin që thithim, duke bllokuar toksinat të kalojnë në mushkëritë tona dhe ajri ngrohet teksa kalon në hundë dhe temperatura bëhet e përshtatshme për mushkëritë.

Ndër problemet që mund të shfaqen është edhe pasivizimi i hundëve, infeksionet e fytit dhe mushkërive.

- Advertisement -rrrrrrr

Apnea e gjumit

Sipas doktorëve, frymëmarrja me gojë mund të shkaktoj apnea të gjumit, që është një çrregullim që shkakton ndalimin e frymëmarrjes papritur, gërhitje të zhurmshme, zgjimin me një gojë të tharë, insomani dhe plogështi gjatë ditës.

Ky çrregullim është i rrezikshëm sepse mund të shkaktoj probleme të tjera me zemrën, mëlçinë dhe metabolizmin e fëmijës.

Goja e tharë dhe dhëmbë të prishur

Kur merrni frymë me gojë, ajri do të thajë buzët dhe gojën, duke përfshirë edhe mishin e dhëmbëve. Kjo do të bëjë ndryshime tek bakteriet natyrale që jetojnë në gojë dhe do të shkaktoj probleme me mishin e dhëmbëve dhe prishe të dhëmbëve.

Dhëmbë të deformuar dhe probleme me nofullën

Përdorimi i gojës në vend të hundëve do të sjellë disa probleme me dhëmbët dhe nofullën, shkruan lajmi.net. Dhëmbët e shtrembër, probleme me kafshimin, mish të dhëmbëve të zgjatur etj.

Gjuha do të pozicionohet keq dhe kjo do të ndikoj në mënyrën se si fëmija kafshon dhe kjo do të shkaktoj deformim të dhëmbëve dhe nofullës, që do të bëjë nofullën të duket më e ngushtë.

Do të ndryshoj formën e fytyrës të bëhet më e gjatë dhe e ngushtë

Pozicionimi i keq i gjuhës do të shkaktoj që pjesa e poshtme e fytyrës të bëhet më e gjatë dhe do të shkaktoj ngushtimin e nofullës, që do ta bëjë fytyrën e fëmijës të duket disproporcionale.

Nëse e vëreni se fëmija juaj merr frymë vazhdimisht në këtë mënyrë, shihni një pediatër për këshilla se si mund ta ndryshoni këtë zakon.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...