Momenti kur punonjësi hero shpëton fëmijën që kishte rënë te shinat e trenit

- Advertisement -

Pamje vërtet dramatike vijnë nga India, ku një punonjës i shërbimit hekurudhor shpëton një fëmijë që kishte rënë te shinat, pak sekonda para se aty të kalonte një tren.


Pamjet e publikuara nga Ministria e Hekurudhave të Indisë, të kapur nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur fëmija shkëputet nga mamaja, që më pas mësohet se ishte e verbër, dhe rrëshqet në shina, teksa në distancë duket treni që po afrohet në stacion.

- Advertisement -

Brenda pak sekondash punëtori hidhet gjithashtu në shinë, dhe para mbërritjes së trenit arrin të nxjerrë fëmijën dhe veten jashtë rrezikut.