Momenti kur gruaja sulmohet nga leopardi, por shikoni si e largon

- Advertisement -

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm kur një leopard i vjen nga mbrapa një gruaje dhe e sulmon atë, në oborrin e shtëpisë së saj.


Ngjarja ka ndodhur në Mumbai të Indisë, ku 55-vjeçarja Nirmaladevi Singh po qëndronte ulur në bordurë, kur leopardi nis sulmin.

- Advertisement -

Grabitqari e rrëzon në tokë gruan me një goditje të fortë me putër, por ajo merr bastunin dhe e godet në kokë leopardin, duke bërë që kafsha të largohet me vrap.