E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Momenti kur edukatorja i thyen këmbën 3-vjeçares në kopsht: Moj sharabajgë, pse ta kemi qejfin ty?

- Advertisement1-

“Stop” ka sjellë sot një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat që për më tepër rezultoi i palicensuar. OPGJ nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithashtu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.

Dje reagoi Ministria e Arsimit duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje.

- Advertisement -

Edukatorja dhunuese, Majlinda Dehima, tha para uniformave blu se mendon që vajza e ka lënduar vajzën tek hapësirat e krevatit, por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e vërtetojnë pamjet e fundit të siguruara nga emisioni investigativ “Stop”.

DËSHMIA E EDUKATORES MAJLINDA DEHIMA:

“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.”

mund ta stopojë 1 muaj nga masiviteti që mori kjo temë, por kam frikë se do të vazhdojë prapë…

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra thotë se sonte do të jetë i ftuar në “Opinion” në Tv Klan ku do të flasë pikërisht për këtë investigim të “Stop” që nxorri në dritë një ngjarje sa të shëmtuar, aq edhe të dhimbshme.

Saimir Kodra: Pas transmetimit të emisionit “Stop” në “Opinion” do të jetë po kjo temë. Do të kem përballë shefin e Komisariatit Numër 1 dhe do i bëj këtë pyetje “Çfarë do të bëni sot pas këtyre pamjeve? Pse nuk i kqyrët materiale filmike? Nëse ka marrë lekë dikush, si do i bëhet?”. Ka ligj që dënon të gjitha këto lloj veprimesh. Unë nuk kisha dyshime fare, në gjumë një fëmijë nuk e thyen dot këmbën, por përsa kohë që nuk kishim pamje, nuk e vërtetonim dot./tvklan.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizrena

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...

Malvina Lamçe Rista: Autoriteti dhe respekti i mësuesit: Fuqia e fjalës dhe profesionalizmi

Në botën e edukimit, autoriteti dhe respekti nuk janë dhurata që mësuesi i merr...

Vlora Maliqi, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

Vlora Maliqi, arsimtare e Gjuhës angleze, është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në shkollën "Mehmet...