Momentet magjepsëse kur delja Bammie përdor me mjeshtëri trampolinën e fëmijëve në kopsht

- Advertisement -

Kjo dele e talentuar është prova se qingjat nuk kërcejnë vetëm në bar, pasi di të zbavitet me trampolinë e fëmijëve.

Delja e quajtur Bammie, u xhirua duke u zbavitur me trampolinën në një shtëpi në Vlagtwedde, në Groningen të Holandës, me një performancë atletike që habiti të zotët e shtëpisë.

- Advertisement -

Një vajzë e vogël shihet që ndjek veprimet e deles nga dritarja.

Pas disa kërcimeve radhazi, Bammie shihet që ndalon për një moment kur shikon fëmijën brenda, dhe rinis më pas të kërcejë sa më fort që mundet.