Moment historik – në Afrikë do të fillojë vaksinimi i fëmijëve kundër malaries

- Advertisement -

Fëmijët në pjesën më të madhe të Afrikës do të vaksinohen kundër malaries, derisa kjo shënon momentin historik në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

- paragrafi 1 -

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Malaria ka qenë një nga sëmundjet më të mëdha të njerëzimit, dhe kryesisht vret foshnjat dhe fëmijët.

- Advertisement -

Të kesh një vaksinë – pas më shumë se një shekulli përpjekje – është ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë.

Vaksina – e quajtur RTS, S – rezultoi efektive gjashtë vjet më parë.

Tani, pas suksesit të programeve të imunizimit pilot në Gana, Kenia dhe Malawi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksina duhet të aplikohet në të gjithë Afrikën nën-Saharaiane dhe në rajonet e tjera me transmetim të lartë dhe të moderuar të malaries.

- Advertisement -

Drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “një moment historik”.

“Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim për shkencën, shëndetin e fëmijëve dhe kontrollin e malaries”, tha ai. “Vaksina mund të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra të rinjve çdo vit”.