Molos Gashi shpallet kampion në nivelin e katërt, në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai

- Advertisement -

Molos Gashi është shpallur fitues i kupës KAMPION në nivelin e katërt, në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Edhe një medalje për Kosovën nga talentët tanë

Më shumë kënaqësi pranuam lajmin se nxënësi, Molos Gashi është shpallur fitues i kupës KAMPION në nivelin e katërt, në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai.

- Advertisement -

Molosi është kampion i shumëfishtë në matematikë, në gara të nivelit ndërkombëtar. Ai është nxënës i klasës së tretë në shkollën fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë.

E takova para se të nisej në Dubai dhe i urova shumë suksese. Si Ministri e kemi mbështetur financiarisht për të na përfaqësuar në këtë garë.

Talentët sikur Molosi na bëjnë shumë krenarë dhe çdo herë do ta kenë mbështetjen e pakursyer të MASHTI.