Molos Gashi, Nina Jakupi e Lum Rrahmani, tre nxënësit nga Kosova ‘kampionë’ në matematikë në Dubai

- Advertisement5 -

Nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer duke rrëmbyer vendet e para në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Dubai.

- paragrafi 1 -

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës.

- Advertisement -

Ai ka fituar garat ndërkombëtare në matematikë në turneun e mbajtur në Dubai.

Molosi është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Ai pas suksesit të madh është kthyer në Kosovë, ku shkolla i ka orgnizuar një pritje madhështore.

- Advertisement -

Molosi ka thënë se nuk e ka pasur vështirë të triumofjë në Dubai.

“Asnjë detyrë e vështirë, kam ushtruar me numra pak më të lartë, asnjë e vështirë”, ka thënë Molosi.

Flet nxënësi Molos Gashi që zuri vendin e parë në matematikë në Dubai: Nuk ka qenë asnjë detyrë e vështirë

Për 8 vjeçaren Nina Jakupi nga Prishtina, gjithçka tjetër mund të jetë më e vështirë përveç matematikës.

Ajo rrëmbeu çmimin e parë si matematikante e re në Dubai pak ditë më parë.

Në mesin e 44 shteteve, Nina ia arriti që të ketë rezultate rekord për mbi 45 detyra matematike në vetëm 2 minuta e 23 sekonda.

Nina Jakupi, 8 vjeçarja që fitoi 3 herë vendin e parë në garat e matematikës në Dubai

Edhe Lum Rrahmani, 8 vjeçari nga Kosova është shpallur kampion për herën e tretë në Matematikë, në Dubai.

Lum Rrahmani, 8 vjeçari nga Kosova kampion për herën e tretë në matematikë në Dubai