E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Mollëkuqet” shënojnë sukses të jashtëzakonshëm në festivalin ndërkombëtar ‘The Ottoman Dream’ në Stamboll

- Advertisement1-

Në festivalin ndërkombëtar “The Ottoman Dream” që u mbajt në Stamboll, Turqi, Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” arriti sukses të jashtëzakonshëm.

Ky festival, i njohur për konkurrencën e tij të ashpër, mblodhi rreth 150 pjesëmarrës nga 15 shtete, përfshirë Ukrainën, Bullgarinë, Turqinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Romaninë, etj.

- Advertisement -

Pjesëmarrësit nga “Mollëkuqet” treguan talent dhe arritën rezultate mbresëlënëse:
Ilda Nuhiu, e cila fitoi vendin e dytë në kategorinë “B – Young Dreamers”.
Kanina Arifi nga shkolla “Melody” me prof. Flaka Baliu zuri gjithashtu vendin e dytë, por në kategorinë “A – Tiny Dreamers”.
Renco Hoxhaj me zyshe Albana Tushe Curo, u shpall fitues i çmimit “Best Vocal Range”, një nder që tregon për aftësinë e tij të jashtëzakonshme vokale.

Ernest Gerbeshi nga shkolla “Melody” me prof. Flaka Baliu arriti vendin e tretë në kategorinë “A – Tiny Dreamers”.

Alena Xhota, nga shkolla “Melody” me profesoreshë Flaka Baliu, fitoi çmimin “Dream Talent”.
Po ashtu, Elsa Gerbeshi nga shkolla “Melody”, Jorisa Bushi e Levio Dibrano me zyshe Albana Tushe Curo dhe Teuta Statovci u diplomuan nga juria ndërkombëtare dhe fituan medalje të arta.
Drejtoresha e QKA “Mollëkuqet” znj.Arta Haziri-Nuhiu ndau mirënjohje për drejtorin e festivalit “The Ottoman Dream” Tolga Gurdil për bashkëpunimin 5 vjeqar dhe nderin që znj. Arta të jetë presidente e jurisë profesionale.
Festivali ynë “Rising Stars” çdo ditë e më shumë po dëshmon mundësitë që i ofron për pjesëmarrësit.
Ky sukses dëshmon për angazhimin dhe përkushtimin e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet” në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne jemi krenarë për arritjet e këtyre talenteve dhe shpresojmë për suksese të tjera në të ardhmen!

Andaj festivali “Rising Stars” objektiv e ka të ftojë juri nga mbarë bota, në mënyrë që pjesëmarrësit të fitojnë ftesa ndërkombëtare, e të përgatiten për arenën botërore, andaj drejtoresha ekzekutive Arta Haziri-Nuhiu me mund e sakrificë mban gjallë këtë festival, që talentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e të gjitha trevat shqiptare të përfitojnë në kulturë e art, në rastin konkret “The Ottoman Dream” është dëshmia e parë e punës së palodhshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...