E shtunë, 27 Korrik, 2024

Moderatorja shqiptare rrëfen si mjekja e nxori zbuluar te bashkëshorti kur shkoi për të abortuar

- Advertisement1-

Gazetarja Gerta Gixhari njihet për natyrën e saj të çiltër dhe për faktin që është e hapur të diskutojë për çdo temë.

Së fundmi, në një intervistë për Glamour Zone, ajo ka rrëfyer për herë të parë një histori personale, kur mori vesh që ishte shtatzënë me djalin e dytë, por nuk donte ta mbante fëmijën.

- Advertisement -

E pyetur nëse do të donte një fëmijë të tretë, Gerta u përgjigj:

“JO! ËSHTË TMERR KUR E MENDOJ… UNË EDHE PËR TË DYTIN JAM MENDUAR SHUMË. I KAM ME 7 VITE DIFERENCË DJEMTË DHE I KAM LËNË KAQ GJATË SEPSE NUK DOJA TË BËJA NJË FËMIJË TË DYTË. NUK DOJA FARE NJË FËMIJË TË DYTË, NËSE DO DOJA MUND TA KISHA BËRË EDHE KUR E KISHA ÇUNIN 3 APO 4 VJEÇ…”

“NUK DI TA THEM APO MOS TA THEM, POR PO E THEM! NDOSHTA KUR AI TË RRITET DO TA DËGJOJË INTERVISTËN DHE DO TË MË GJYKOJË, POR NË ATË MOMENT ISHA SHUMË E FIKSUAR QË DO TË KISHA VETËM NJË FËMIJË. IM SHOQ DONTE NË FAKT QË TË KISHIM NJË FËMIJË TJETËR. NË MOMENTIN QË KONFIRMOVA SHTATZËNINË, SHKOVA TE DOKTORESHA IME, QË MË NDIQTE PREJ VITESH. NUK E NJOFTOVA FARE TIM SHOQ QË ISHA SHTATZËNË DHE ASNJË FAMILJAR TJETËR. I THEM DOKTORESHËS QË NUK DUA TA MBAJ FËMIJËN. MË PYETI PËR ARSYEN DHE I THEM ‘AMAN SE UNË NUK JAM TIP FËMIJËSH’. NUK KISHA DËSHIRË TË BËJA SHUMË FËMIJË, NUK ISHTE NË PLANET E MIA, ISHA DHE SHUMË E ZËNË ME PUNË. DOKTORESHA MERR NË TELEFON TIM SHOQ DHE I THOTË ‘A JE NË DIJENI TI QË KJO KA ARDHUR PËR TË HEQUR FËMIJËN?’”M -RRËFEU GERTA PARA SE TË TREGONTE REAGIMIN E TË SHOQIT.

“DOKTORESHA U PËRPOQ TË MË BINDTE QË FËMIJA I DYTË DO TË ISHTE MË I THJESHTË PËR T’U RRITUR SE I PARI. NDËRSA BASHKËSHORTI TELEFONOI FAMILJARËT DHE ORGANIZOI NJË DARKË NË SHTËPI. UNË KËTË GJË NUK E DIJA. KUR KTHEHEM NGA PUNA TË DARKË SHOH QË TË GJITHË ISHIN MBLEDHUR PËR TË FESTUAR ARDHJEN E FËMIJËS. UNË NUK KISHA NGA T’IA MBAJA MË. POR KA BËRË SHUMË MIRË QË E KA BËRË ATË VEPRIM, SEPSE ÇUNI IM I DYTË U RRIT VËRTET AQ SHPEJT DHE FJALËT E DOKTORESHËS MË DOLËN.”

Gerta ka rrëfyer se djali i saj i dytëm Gridi, tanimë është 7 vjeç dhe ajo e do shumë. Madje, shtoi se i ngjan shumë asaj, s inga pamja, edhe nga karakteri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...