E premte, 22 Nëntor, 2024

Moderatorja shqiptare flet për depresionin pas lindjes

- Advertisement1-

Jona Spahiu është një nga moderatoret më karizmatike e më të dashura të televizioneve shqiptare, e cila po ashtu është edhe një blogere shumë e pëlqyer.


Ajo diskuton shpesh me ndjekësit, në biseda virtuale, ku flet ‘pa dorashka’, mirëpo së fundmi ajo ka zhvilluar bisedën më të veçantë, duke përfshirë bashkëshortin e saj.

- Advertisement -

Fare shkurt, ai ka dhënë përgjigjet në varësi të pyetjes që u janë bërë, edhe pse i përqendruar në telefonin e tij, ndërsa Jona ka zbuluar detaje të tjera, për të plotësuar përgjigjet.

“Ndryshojnë nervat e një mashkulli gjatë jetës, se i dashuri po më çmend që tani” ishte njëra ndër pyetjet dhe përgjigja që dha Frenkli (dhe çdo burrë) ishte thjesht “ishalla nuk bëhet më keq”, me shumë sinqeritet.

Të pyetur se kush është më romantik prej të dyve, bashkëshorti i saj nuk hezitoi të thoshte se ishte ai, mirëpo përgjigja e Jonës tregon që nuk qenka dhe aq ashtu. “Nga të buron romanticizmi, nga sytë apo nga veshët?”, dëgjohet të thotë moderatorja me humor.

Gjatë bisedës, Jona zbuloi se e bezdis shumë fakti që partneri qëndron shumë kohë në telefon, që në fakt ishte dhe “halli” i shumë prej ndjekëseve të saj.

Gjithashtu, shumë larg përgjigjeve me humor, e pyetur për depresionin pas lindjes, Jona ka ndarë eksperiencën e saj. “Po e kam përjetuar, nuk di t’i vë një emër, ndoshta se nuk jemi mësuar t’i pranojmë dhe trajtojmë këto fenomene/ probleme, por qartazi ka qenë një periudhë si gjithë të tjerat edhe për mua”, shkruan Jona, duke shtuar se nuk është turp as ta pranosh e as të kërkosh ndihmë, dhe ne nuk mund të ishim më dakord se kaq.

Veç këtyre, ajo ka ndarë me ndjekëset edhe disa këshilla sa i përket flokëve e veshjes, duke qenë se ajo krahas moderimit, është edhe një blogere nga më të pëlqyerat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...