Fatma Haxhialiun jemi mësuar ta shohim shpesh në televizor dhe gjithmonë në krah të Aulona Mustës.
Madje, dyshja e pandarë kanë shijuar shtatzëninë njëkohësisht dhe janë bërë të dyja nëna në muajin shtator të vitit 2014.
Fatma ka sjellë në jetë djalin e saj Kian më 9 shtator, ndërsa Aulona, vajzën e saj Amara, rreth dy javë më vonë. Këtë ditë të veçantë, Fatma e kujton me shumë dashuri dhe emocion, aq shumë saqë na preku të gjithëve me dedikimin që i ka kushtuar të birit ditën e sotme.
“Katër vite më parë rreth kësaj ore, lindi DIELLI i jetës tonë. Linde tamam si diell, i bukur, i ngrohtë, i shndritshëm dhe unë nga ato momente mbaj mend vetëm rrahjet e zemrës tënde dhe asnjë dhimbje. Sepse unë isha me fat, lindjen tënde e përjetova të gjithën natyralisht dhe në mënyrën më të bukur të mundshme për një nënë.
Nuk ndjeva asnjë nga ato të tmerrshmet që njihen si dhimbjet e lindjes, mbaj mend vetëm që pyesja: “Si është Kian? Unë jam shumë mirë”. Dhe isha vërtet aq e lumtur, sa fjalët nuk e përshkruajnë atë ndjesi.
Dhe kur ti qave, unë nuk mbaja dot më asgjë nën kontroll, të shtrëngoja fort, të puthja parreshtur dhe me ty sipër gjoksit tim, kur zemrat tona u sinkronizuan, lindi një tjetër UNË, mami i Kianit, që do të ishte dhe titulli më i bukur dhe më i rëndësishëm i jetës time.
Dritë e jetëve tona, nuk dua të uroj të jesh mjek, arkitekt, president, aktor, këngëtar i suksesshëm, etj, etj, dua vetëm të jesh i LUMTUR!!!! Diellin ta kam vënë kurorë e zemrën time e ke mbretëri, qoftë jeta jote plot dritë e ngrohtësi në këto 100 vite e më shumë dhe qofsh një rreze drite e ngrohtë në këtë botë. Të dua mbi gjithçka, mbi çdo gjë”, -ka shkruar Fatma.
View this post on Instagram