E hënë, 20 Janar, 2025

Moda, shtëpia dhe puna… ajo që vishni ndikon në humor

- Advertisement1-

Edhe ajo që vishet në këtë periudhë të karantinës në shtëpi dhe izolimit që lidhet me urgjencën e koronavirusit, ka një efekt të rëndësishëm në gjendjen shpirtërore.


Jo vetëm “jemi si vishemi”, thotë një studim anglez, por edhe “bëhemi”.

- Advertisement -

Në thelb gjithmonë është ditur, por kurrë siç jemi duke e bërë tani. Edhe ajo që vishet në këtë periudhë të karantinës në shtëpi dhe izolimit që lidhet me urgjencën e koronavirusit, ka një efekt të rëndësishëm në gjendjen shpirtërore.

Pavarësisht se si jeni duke i kaluar ditët në shtëpi, apo duke punuar, është e rëndësishme të mirëmbani ose rivendosni rutinën tuaj ditore, e cila gjithashtu përfshin një kujdes të qartë në veshje.

Me pizhame? Vetëm për gjumë!

Dritë jeshile për veshje më të rehatshme dhe më pak formale, pantallona të gjera, me pak fjalë veshje që ju japin siguri dhe komoditet. Sepse qëndrimi përgjatë gjithë ditës në shtëpi në kohë vetë-izolimi, është thelbësor para së gjithash për ekuilibrin tuaj psikofizik dhe pavarësisht nëse keni planifikuar apo jo video-telefonata për biseda punë në shtëpi.

Mbi të gjitha, ekziston një gamë e gjerë studimesh kushtuar temës: mënyra se si ne zgjedhim të vishemi ndikon jo vetëm në mendjen tonë, por edhe në perceptimin e njerëzve të tjerë dhe kjo mund të kontribuojë në ngjalljen ose jo të empatisë. Gjithashtu sipas disa studimeve të raportuara në internet, veshja e rrobave të caktuara gjithashtu mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të shqetësuar dhe më pak depresion.

Jo vetëm që jemi ashtu siç vishemi por – ta themi atë me Karen Pine, profesor i Psikologjisë në Universitetin e Hertfordshire – madje ne “bëhemi” ajo. / “Psikologjia” /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....