Mjellma Misini nga Kosova është pranuar në Brown University, një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA, pjesë e Ivy League, i cili dallohet për standardet e larta akademike dhe selektivitetin e lartë të pranimeve.
Mjellma është pranuar falë rezultateve të larta akademike që ka arritur në shkollën New York School of Science in Kosova, angazhimit në olimpiada e projekte shkencore dhe sukseseve në teste dhe provime të standardizuara ndërkombëtare.
Nga universiteti Brown University kanë dalë: 11 fitues të Çmimit Nobel; 1 fitues i Medaljes Fields (çmimi më prestigjioz në matematikë); 21 miliarderë; 4 Sekretarë të Shtetit të SHBA-së dhe mbi 100 anëtarë të Kongresit të SHBA-së.
Ky sukses dëshmon cilësinë e lartë të përgatitjes akademike që ofron New York School of Science in Kosova, ku Mjellma e ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, si dhe vullnetin e punën sistematike të Mjellmës për të arritur majat më të larta në arsim dhe shkencë.
Ky sukses i Mjellmës është një arritje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe krenari për New York School of Science in Kosova. /AlbanianEducation.net/.