E shtunë, 18 Janar, 2025

Mjekja e njohur: Kontrolloni nëse fëmija ka pauza frymëmarrje në gjumë, vjen si rezultat i këtij problemi

- Advertisement1-

Holta Sulaj, Otorinolaringologe gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në ABC, foli për apnenë e gjumit te fëmijët dhe trajtimin e saj.

Sulaj tha se nëse fëmija gërhet gjatë natës, ka pauza në frymëmarrje gjatë gjumit apo duket i lodhur gjatë ditës, janë simptoma që tregojnë se mund të vuajë nga apnea e gjumit.

- Advertisement -

Ajo tha se fenomen është zakonisht i shprehur te fëmijët që kanë bajamet të zmadhuara apo mish të huaj në hundë, të cilat pengojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

“Apnea e gjumit është një gjumë i vështirë gjatë natës për shkak të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe shoqërohet me pauza në frymëmarrje mbi 5 sekonda te fëmijët. Shoqërohet me simptoma të ditës dhe të natës.

Gjatë natës janë gërhitja, vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje me gojë hapur, djersitje, urinim i pavullnetshëm gjatë natës. Ndërsa simptomat e ditës shoqërohen me përgjumje, me një ndryshim gjatë sjelljes, shtim të irritimit, janë më agresiv, kanë një ulje të mbarëvajtjes në mësime. Prandaj prindërit duhet të shohin mënyrën se si fle fëmija, pozicioni si fle, nëse zgjasin në kohë dhe pastaj të interesohen se si ka ndryshuar sjellja e fëmijës.”, theksoi mjekja.

Sulaj tha se trajtimi varet në bazë të asaj që e shkakton problematikën. “Trajtimi mund të bëhet në forma të ndryshme, që nga situata akute, sekrecionesh apo në situata rinofaringitesh. Kur kemi zmadhim të mishit të huaj apo bajameve bëhet trajtimi kirurgjikal.

Në raste të tjera, nevojitet një konsultë me ortodontin për vendosjen e aparateve për të fjetur natën për pozicionimin e nofullës në mënyrë që të zhvillohet si duhet struktura e gojës. Është shumë e rëndësishme dhe trajtimi me sipape, pompat me presion që janë më të rralla në përdorimin e fëmijëve. Në rastet e obezitet, është shumë i rëndësishëm mënyra e ushqyerjes.“, theksoi ajo .

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...