E hënë, 20 Janar, 2025

Mjekët ngatërruan binjakët gjatë operacionit, gabimi fatal u merr jetën dy foshnjave

- Advertisement1-

Vdekja e bijakëve është regjistruar si një prej 700 gabimeve në maternitetet NHS në Angli, që kanë rezultuar në fatalitete.


Një ngatërresë e tmerrshme ka ndodhur gjatë një operacioni për të abortuar një fëmijë të pashëndetshëm, në mënyrë që të shpëtonte jetën e binjakut më të shëndetshëm, në një spital në Birmingham, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Tragjedia e paimagjinueshme ka ndodhur pas një gabimi të mjekëve, të cilët vunë re se një nga binjakët nuk ishte formuar si duhet në barkun e nënës.

Në këto kushte, ata vendosën që të sillnin në jetë fëmijën e shëndetshëm dhe të abortonin foshnjën e sëmurë.

Për fat të keq, gjithçka ka qenë fatale, pasi mjekët ngatërruan foshnjën e shëndetshme me atë të sëmurë dhe ngjarja rezultoi fatale.

Dr. Fiona Reynolds, mjeke në spital, tha zyrtarisht se vdekja e foshnjës ishte një “gabim fatal”, por janë vendosur protokolle të reja për të zvogëluar gjasat që incidenti të përsëritet.

Sipas saj, vdekjet u shkaktuan nga disa “gabime themelore“: “Fatkeqësisht, gjatë një procedure të specializuar të fetusit, që përfshinte operimin brenda mitrës për të ndarë dhe potencialisht për të shpëtuar jetën e një binjaku të vetëm që ndante të njëjtën placentë, ndodhi një gabim fatal”.

Vdekja e bijakëve është regjistruar si një prej 700 gabimeve në maternitetet NHS në Angli, që kanë rezultuar në fatalitete.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...