Mjekët kanë zbuluar si duhet të ecet mbi akull – dhe nuk do të rrëshqitni

- Advertisement -

Sekreti qëndron në teknikën e ashtuquajtur të Pinguinit.


Kjo metodë vërtet ka sukses, thonë shkencëtarët gjermanë, duke shpjeguar që torzoja anohet përpara dhe kështu rëndesën e hedh në këmbën e përparme, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Përballë periudhave të mëtejshme të motit të ftohtë që po paralajmërohen për Evropën, shkencëtarët gjermanë kanë këshilluar njerëzit të ecin në akull për të zvogëluar rrezikun e rënies, e cila është arsyeja më e zakonshme për të shkuar në klinikat e traumës gjatë dimrit.

Shoqata Gjermane e Kirurgëve Ortopedikë dhe Traumatologjikë thotë se në mënyrë që të ‘ecim si një pinguin’, ne duhet ta anojmë trupin përpara dhe kështu ta zhvendosim fokusin në këmbën e përparme.

Post 10: Ice Walkin’? Nah Ice Creepin’! – Mr. MontGluteal

- Advertisement -

Shpjegohet që njerëzit, kur ecin normalisht, rëndesën e shpërndajnë në mënyrë të barabartë në këmbën e parë dhe të pasme.

Sipas mendimit të mjekëve, kjo rrit rrezikun nga rrëzimet në sipërfaqet e rrëshqitshme, si edhe rrezikun e frakturave të shumta të duarve dhe këmbëve të cilat shfaqen dukshëm më shpesh në muajt e dimrit.

Mbajeni qendrën e gravitetit në njërën këmbë dhe bëni hapa të vogël, edhe nëse ju duket qesharake. Mbani duart jashtë xhepave dhe, nëse rrëzoheni, mundohuni të bini me kofshë, ijë ose shpatulla.