E diel, 24 Nëntor, 2024

Mjeket apel për vaksinimin e fëmijëve: Janë infektuar dhe foshnja 2 muajshe

- Advertisement1-

Dr. Valbona Shahinaj, pediatre në Qendrën Shëndetësore nr.2 dhe Dr. Valbona Selimaj nga Brukseli apeluan për vaksinimin e fëmijëve. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja Shahinaj tha se në dy javët e fundit ka pasur fluks fëmijësh në qendrat spitalore.

“Qendrat janë plot, vihet re një shtim. Këto ditët e fundit që nga fillimi i janarit është një fluks i shtuar. Kjo ka të bëjë dhe me virozat stinore por dhe me prezencën e Covid-19. Me çfarë shikojmë duket si Omicron më tepër, ka shfaqje më të shpejtë, duket si më agresiv, temperatura është e lartë, por nuk kemi që të jetë aq agresiv siç kanë qenë format më të përparshme.

- Advertisement -

Deri tani kemi shkuar deri në maximumi 70-80 vizita në një turn. Por nga ana tjetër, në dominancë janë virozëat. Pjesa më e madhe janë virozat, pastaj i specifikojmë por që është shtim shumë i lartë.“, tha Shahinaj.

Në një lidhje me Skype, Dr. Selimaj bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve pasi janë më të prekur ndaj infeksionit. “Ka një vit e gjysmë që kemi vaksina që na ndihmojmë të dalim nga kjo pandemi dhe fakti që një mosbesim të madh po na lë pas dhe po kërcënon njerëzit. Virusi shndërrohet, merr forma të ndryshme që të kapë të pavaksinuarit.

Po përfitoj nga kjo pyetje që t’ju bëj thirrje personave që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë marrë dozën e tretë, të marrin vaksinën. Covid akoma po vret njerëz. Mos të mendojmë se e kaluam dhe është një formë e lehte por të mos harrojmë se ka akoma vdekje. Dhe shumë njerëz po humbin jetën. Kanë komplikacione post covid. Skepticizmi në Shqipëri më të rrezikshëm se në vendet e tjera.”, tha Selimaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...