E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mitrovicasja Nurtene Beligradi Deva zgjedhet U.d. rektore e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

- Advertisement1-

Profesoresha e Fakultetit të Gjeoshkencave, Nurtene Beligradi Deva, është zgjedhur ushtruese e detyres së rektores në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Këshilli Drejtues i UIBM pasi ka anuluar konkursin me të cilin ishte zgjedhur Merita Shala si rektore, ka marrë vendim për caktimin e një ushtruese të detyres së rektorit deri në zgjedhjen e të riut, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Deva si inxhiniere ka diplomuar me 30 shtator të vitit 1991 në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë.

Me datën 5 prill 2008 mori gradën Magjistër i Shkencave Teknike të Metalurgjisë ndërsa me 12 Korrik doktoroi sërish në këtë institucion akademik, shkruan Jepi zë

Deva më herët nuk ka bartur ndonjë pozitë udhëheqëse por njihet për raportet e mira që ka pasur me ish udhëheqjen e kaluar që e udhëhoqi këtë institucion për 10 vite.

Detyra e saj është ta udhëheq Universitetin e Mitrovicës deri në zgjedhjen e një rektori të ri, që qytetarët mitrovicas shpresojnë që kësaj radhe të jetë dikush nga qyteti i tyre./ Jepi zë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...