Mitrovicasja Fjolla Zhubi përfudon me sukses specializimin në Mjekësi Interne dhe Kardiologji

- Advertisement -

Fjolla Zhubi Bakija e cila është edhe vajza e drejtoreshës së spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka vazhduar traditën familjare.

- paragrafi 1 -

Ajo ka vazhduar profesionin human të doktoreshës në shërbim dhe shërim të qytetarëve.

- Advertisement -

Mitrovicasja pas një punë intesive ka arritur ta përfundojë specializimin për Mjekësi Interne dhe Kardiologji, ndërsa Fjolla përmes një postimi ka falenderuar të gjithë që kontribuan në suksesin e saj.

Postimi plotë:

Sot, kur po kurorëzoj përfundimin e shkollimit tim specialistik në Mjekësi Interne dhe Kardiologji, ndihem krenare dhe njëkohësisht mirënjohëse për të gjithë ata që ishin mbështetësit, përkrahësit dhe udhërrëfyesit e pakursyer në këtë rrugëtim.

- Advertisement -

Falenderim i posaçëm për familjen time që më mbështetën dhe besuan në sukseset e mia që sot po i kurorëzoj.

Po ashtu falenderime për mentorët, kolegët, bashkëpunëtorët dhe ju premtoj se do vazhdoj të përkushtohem edhe më me zell në profesionin e shenjtë.