Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

- Advertisement -

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për fillimin e një sfide të re profesionale në qeverinë e New York-ut.

“E lumtur dhe e nderuar që po filloj një sfidë të re profesionale në qeverinë e New York-ut, ku do të punoj në hartimin e ligjeve dhe politikave për qytetarët amerikanë.” – shkroi Albulena në një postim emocionues.

- Advertisement -

Ky hap i rëndësishëm shënon jo vetëm një arritje personale, por edhe një shembull frymëzues për të rinjtë nga Kosova, duke treguar se përkushtimi dhe puna e palodhur mund të çojnë drejt suksesit global.