Mitrovicasi Arben Abazi pasi përfundoi fakultetin në kohë rekorde, përfundon edhe magjistraturën me suksesin e njëjtë të jashtëzakonshëm

- Advertisement -

Mitrovicasve nuk u mungon suksesi as brenda Universitetit.

- paragrafi 1 -

E shembull i jashtëzakonshëm për këtë është Mitrovicasi nga Zasella, Arben Abazi.

- Advertisement -

Ai është djali i minatorit të Trepçës, Gani Abazi, i cili me familje kishte emigruar për në Finlandë.

Arbeni u lind, u rrit e u formësua dhe vazhdon të jetojë atje.

Ai arriti të përfundojë fakultetin ekonomik me shpejtësi rekorde: për 1 vit e 8 muaj, një fakultet që zgjatë deri në 3.5 vite. Ishte vetëm 21 vjeçar.

- Advertisement -

Por zelli dhe suksesi i tij nuk u ndalën me kaq ngase ai përfundoi edhe nivelin e magjistraturës po në kohë rekorde, brenda 1 viti e gjysmë, dhe me nota maksimale, që ia mundësuan përsëritjen e një suksesi të jashtëzakonshëm.

Arbenit i urojmë suksese të mëtejme në rrugëtimet e radhës! /Mitrovica Sot/