Mitrovicasi ankohet për të birin: Pesha e çantës është gati 7 kg libra

- Advertisement -

Pesha e çantave të fëmijëve në shkolla fillore po i shqetëson prindërit.

- paragrafi 1 -

Një qytetar nga Mitrovica ka shprehur shqetësimin e tij në “Jepi zë” ku ka dërguar disa fotografi të çantës së djalit të tij.

- Advertisement -

Ai e ka matur peshën e kësaj çante dhe thotë se ajo peshon hiç më pak se 6 kilogramë e 700 gramë.

Tutje ai ka treguar se fëmija i tij ndjek mësimet në klasën e tretë të shkollës fillore “Migjeni”.