Javën që lamë pas, një tjetër investim i rëndësishëm është realizuar në ambientet e shkollës “Emin Duraku”.
Një kontribut i veçantë vjen nga mishtorja “Meli”, në pronësi të afaristit të njohur Ramadan Bunjaku, i cili dhuroi tre kondicionerë për klasat e shkollës, duke kompletuar kështu sistemin modern të ngrohjes dhe ftohjes për të gjitha hapësirat mësimore.
Investimi i realizuar do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për nxënësit, duke krijuar një ambient më të rehatshëm dhe më bashkëkohor për mësim.
Ky kontribut vjen në një moment të rëndësishëm, pak javë para fillimit të vitit të ri shkollor, dhe është shembull i qartë se si bashkëpunimi mes komunitetit dhe shkollës mund të sjellë rezultate konkrete e të prekshme.
Përfaqësues të shkollës kanë shprehur mirënjohje të thellë për këtë mbështetje, duke theksuar se falë njerëzve si Bunjaku dhe bizneseve të përgjegjshme si “Meli”, shkolla është gjithnjë e më afër standardeve moderne të edukimit.