Mirvete Gagica- Makolli zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Mirvete Gagica- Makolli është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se arsimtarja Mirvete është dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj profesionit, duke kontribuar vazhdimisht në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë:

Në mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, të mbajtur më 11 shkurt 2026, në SHFMU “7 Marsi” në Prishtinë, pas propozimit dhe votimit të lirë e transparent, u zgjodh mësimdhënësja e dalluar arsimtarja Mirvete Gagica- Makolli.

Arsimtarja Mirvete është dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj profesionit, duke kontribuar vazhdimisht në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement - m2

Ajo ka treguar angazhim të lartë në punën edukativo-arsimore, si dhe gatishmëri të vazhdueshme për zhvillim dhe avancim profesional.

Në emër të stafit të shkollës, e përgëzojmë për titullin “Mësimdhënëse e dalluar” dhe i dëshirojmë suksese të mëtejshme në përfaqësimin e denjë të SHFMU “7 Marsi” në nivel komunal.

Me respekt,

Drejtoria e shkollës

635199256 1325204939416639 5977906348300838221 n