Mirushe Krasniqi-Buzhala: Rasti në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë kërkon trajtim serioz, profesional dhe institucional

- Advertisement5 -

Si pedagoge, më shqetëson rasti i ndodhur në një nga shkollat në Prishtinë, sepse raste të tilla janë komplekse dhe kërkojnë trajtim serioz, profesional dhe institucional.

- paragrafi 1 -

Nuk e shoh të drejtë të gjykohet apo të arsyetohet asnjë palë, por e shoh të domosdoshme që këto situata të shërbejnë si reflektim i thellë edukativ.

- Advertisement - M1

Njëkohësisht, nuk mund të anashkalohet fakti se sjelljet e disa të rinjve sot janë shqetësuese dhe kërkojnë angazhim më të madh edukativ nga shkolla, familja dhe shoqëria në tërësi.

Sjellja e nxënësve, sidomos në moshën e adoleshencës, duhet analizuar shumë thellë, sepse ajo nuk lind rastësisht dhe as “aty për aty”, por është rezultat i modeleve të mësuara, ndikimeve të vazhdueshme dhe dobësimit të mekanizmave edukativë.

Po ashtu, mendoj se edhe familjet sot janë të mbingarkuara dhe shpesh e kanë humbur durimin dhe qetësinë edukative, jo nga mungesa e vullnetit, por nga ritmi i jetës, presionet sociale dhe mungesa e mbështetjes. Kjo reflektohet drejtpërdrejt në sjelljen e fëmijëve dhe të rinjve.

- Advertisement - m2

Prandaj, zgjidhja nuk është fajësimi apo reagimi emocional, por parandalimi, edukimi, komunikimi i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi i ngushtë mes shkollës, familjes dhe komunitetit, me qëllim mbrojtjen e fëmijës dhe forcimin e rolit edukativ të shkollës.

mirushe

*Autorja është pedagoge në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë