Mirlinda Misku zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë

- Advertisement5 -

Mirlinda Misku është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo është përzgjedhur pas votimit të kolektivit të mësimdhënësve, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme që ka treguar gjatë 31 viteve të saj në arsim.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Me kënaqësi ju njoftojmë se me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, mësimdhënësja Mirlinda Misku është zgjedhur mësimdhënësja e dalluar për vitin shkollor 2025/26.

Ajo është përzgjedhur pas votimit të kolektivit të mësimdhënësve, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme që ka treguar gjatë 31 viteve të saj në arsim.

- Advertisement - m2

Me durimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për profesionin, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve, duke qenë një shembull frymëzues për të gjithë.

Jemi shumë krenarë për arritjet e saj, ndërsa ajo do ta përfaqësojë shkollën tonë edhe në nivel komunal, duke na bërë të gjithëve edhe më krenarë.

Urime të përzemërta dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional!

635152831 1437300058182178 7207481851973861122 n