Mirlinda Efendija është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë, shkruan AlbanainEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se me 32 vite përvojë pune, profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të palodhur, Mirlinda është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer me kolegët, drejtuesit e institucionit dhe prindërit.
Njoftimi nga shkolla “Mustafa Bakija” në Gjakovë:
MIRLINDA EFENDIJA – mësimdhënëse e dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit”, për vitin shkollor 2025/2026, shkolla fillore”Mustafa Bakija”-Gjakovë
Me datën 13 shkurt 2026 është mbajtur mbledhja e këshillit të mësimdhënësve për të bërë përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit”, për vitin
shkollor 2025/2026 në nivel shkolle. E cila më pas përfaqëson shkollën në nivel Komunal.
Është caktuar dhe komisioni për numërimin e votave,detyrat e komisioni si dhe kriteret e përzgjedhjes që janë theksuar dhe sqaruar për propozim të mësimdhënësve.
Në mbledhje u propozuan disa mësimdhënëse për nominim për mësimdhënësen e dalluar për nder të 7 marsit “Dita e Mësuesit”, për vitin shkollor 2025/2026 dhe më pas me vota të
fshehta, u përzgjodh mësimdhënësja e dalluar, për vitin shkollor 2025/26 – SHF”Mustafa
Bakija” znj.Mirlinda Efendija.
Me 32 vite përvojë pune, profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të palodhur, Mirlinda është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer me kolegët, drejtuesit e institucionit dhe prindërit. Si trajnere me bazë në shkollë, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin profesional të stafit, në zbatimin e Kurrikulës së Kosovës dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.
Angazhimi i saj në punën ekipore, komunikimi i hapur me prindërit, përkrahja e nxënësve përmes mësimit plotësues e shtues, si dhe realizimi me sukses i aktiviteteve jashtëkurrikulare, e bëjnë atë një figurë frymëzuese dhe të respektuar në komunitetin tonë shkollor.
Faleminderit mësuesja Mirlinda, për përkushtimin, dijen dhe zemrën që i jep arsimit!
Urime dhe suksese të mëtejme!
Drejtoresha: Zana Kurtishi Rudi
